Laert Vasili: Çështja 'Kacifas' u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Laert Vasili: Çështja 'Kacifas' u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

1571776992_vasili.jpg

Aktori Lart Vasili tha në studion e Repolitix se Kostandin Kacifas u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai tha se në përvjetorin e Kacifas nuk do ketë vend për marrjen e masave ekstreme pasi nuk do të ketë asnjë lloj incidenti.

"Nuk mendoj se do të ketë vend për tu shqetësuar dhe për të marrë masa ekstreme. Ju siguroj se nuk ka për të ndodhur asgjë sepse edhe Athinës zyrtare nuk i interesonte t'i fryjë skenarëve të tilla sepse në Athinë festohet thirrja kundër fashizmit. Kam përshtypjen se duhet të theksojmë se kush është dhe çfarë origjine kishte ky djalë. Ai ishte në një gjendje mjaft të rënduar. Familjarët e tij luteshin tek njëri tjetri. Kur xhaxhai i tij bënte thirrje thoshte 'Ju lutem shpëtojeni nga kthetrat e tyre'.

Kacifas u përdor. Ai është një personazh tragjik që u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Në shekuj shqiptarët dhe helenët kanë jetuar në harmoni. Janë rrethe të specifikuara ultra nacionaliste që përdorin elementë të tillë që duan t'i fryjnë zjarrit. Ata njerëz kanë jetuar në harmoni me shqiptarët. Duhet të vijë një çast që të tregohet e vërteta", u shpreh Vasili.


Lajmi kryesor:

Artan Hoxha në Report Tv: Kacifas u bë kokë turku nga grekët! Ja kush është minoritari që do ngrinte memorialin


  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta për vulën e PD, Bardhi: Gjykata e Apelit t’i japë fund menjëherë këtij absurdi

Lufta për vulën e PD, Bardhi: Gjykata e Apelit t’i japë fund menjëherë këtij absurdi