Laert Vasili rrëfen: Ja arsyet
pse u përplasa me “Agimin e Artë”

Laert Vasili rrëfen: Ja arsyet<br />pse u përplasa me “Agimin e Artë”
Pavarësisht famës dhe arritjeve të tij gjatë dy dekadave të fundit në shtetin fqinj, ai vjen përmes këtij rrëfimi si një njeri i thjeshtë. Laert Vasili shprehet hapur për të gjitha eksperiencat dhe pasionet e tij për teatrin dhe kinematografinë në këtë intervistë për “Shqiptarja.com”. Edhe pse është aktor dhe regjisor i njohur në Greqi, në shtetin fqinj që i dha shumë çmime dhe famë artistike, për Laert Vasilin Shqipëria gjithmonë ka qenë e do të mbetet “tempulli ku herë pas here gjen prehje”. Pas suksesit që pati me disa shfaqje në Teatrin e Athinës, ai rrugëtoi drejt Tiranës për të qenë pjesë e spektaklit “Dance With me”, ku partnerja e kësaj sfide është këngëtarja Zajmina Vasjari. Në këtë bisedë, aktori dhe regjisori i cili për dy vjet me radhë u cilësua si “Njeriu i Vitit” në Greqi, rrëfen për lexuesin edhe konfliktin tashmë të ezauruar me “Agimin e Artë”, ku vetëm para tri muajsh është gjendur para dyerve të teatrit i kërcënuar me jetën.

laert vasili

Një ndër show-t më të rinj ju rikthen në Tiranë. Si e pritët ftesën për të sfiduar tashmë në fushën e kërcimit?
Ishte pikërisht regjisorja Vera Grabocka që më bëri ftesën për të qenë pjesë e spektaklit “dance with me”. Sigurisht që e prita shumë mirë, pasi më ka pëlqyer gjithmonë të jem aktiv në eventet artistike që zhvillohen në Tiranë. Nuk është hera e parë që unë marrë ftesa të tilla, pasi kam ardhur edhe për projektet e Teatrit Kombëtar apo ftesat e shumta nga regjisorët e shumë filmave.

Si është marrëdhënia juaj me partneren e skenës, Zajminën?
Në fakt, partneren e kërcimit Zajminën e njihja vetëm nga ekrani dhe nuk më ishte dhënë rasti të prezantoheshim më parë, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë në kërcim. Është një tip shumë sportiv dhe jashtëzakonisht elegante në mënyrën e bashkëpunimit. Është për t’u theksuar se, është shumë e dhënë pas asaj që bën dhe impenjative, duke dhënë gjithë energjitë e saj për kërcimin.

laert vasili

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato