UASHINGTON - Kreu i FMN-së, Christine Lagarde i ka bërë thirrje institucioneve europiane për të shpëtuar euron. Shefja e FMN-së duke folur në një intervistë për CNN tha se “duhen ndërmarrë veprime brenda tre muajve për të shpëtuar euron”.
Lagarde i bën thirrje vendeve europiane që të vazhdojnë konsolidimin fiskal "gradualisht dhe në mënyrë të vendosur". Pra, pa u kapur nga shkurtime që shkaktojnë recension. "Me shpëtim - tha Lagarde- nuk duhet të kuptojnë shtrëngim të rripit, siç po dëgjoj kohët e fundit."
Ndërsa për Greqinë, Lagarde ka bërë thirrje për veprim kundër evazionit fiskal. “Pagesa e taksave është e nevojshme për shpëtimin e vendit”, tha ajo, duke shtuar se qendrimi në euro i Greqisë është një vendim i klasës politike greke. (r.d./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com