Më tej Lagarde shtoi se “SHBA-ja është lider në botë pasi ka monedhën rezervë të botës dhe një ekonomi të mirë dhe për këtë duhet një bashkëpunim mes dy palëve, pasi është thelbësore për të mos e çuar vendin në një recesion.
Obama dhe republikanët po diskutojnë në lidhje me implementimin e “shkëmbimit fiskal”, një kombinim mes rritjes së taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve, që ka gjasa të fillojë të zbatohet më 1 janar nëse të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje për buxhetin.
Presidenti Obama dëshiron të shkurtojë taksat për çdo familje me të ardhura më pak se 250 mijë dollarë në vit ndërsa Kongresi kërkon pakësimin e taksave edhe për amerikanët e pasur si dhe marrëveshja buxhetore të lidhet me rishikimin e përfitimeve qeveritare. Obama po tenton me çdo mënyrë të arrijë në një kompromis me republikanët para se shkëmbimi fiskal të rrënojë më shumë ekonominë amerikane.
(eç/lç/shqiptarja.com)