KORÇË - Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm (9 janar) në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë bërë lagështira në rrugë.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar e për pasojë është dërguar në spital. Mësohet se i lënduari nga aksidenti është oficer i policisë së kufirit. Ai banon në Tiranë e mësohet se ishte nisur drejt shtëpisë.
Makina jashtë kontrollit ka marrë përpara tabelat e sinjalistikës rrugore dhe më pas dhe murin e një biznesi anës rrugës. Ka qenë i vetëm në mjet.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.