Një trajler me targa maqedonase SK 703UD dhe udhetonte drejt Shqipersie , pasi ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë është përplasur më mjetin tip Benz me targa per AA891 AX, që drejtohej nga Elvis Karaj.
Ky i fundit, mbeti i plagosur së bashku me gruan e tij Dhuratën dhe në mjet ndodhej dhe vajza 1 vjecare që nuk ka pësuar lëndime.
Të plagosuri u dërguan në spitalin e Perrenjasit ku morën ndihmën mjekësore.
Trajleri i përfshirë në aksident u përmbys duka shkaktuar kaos për më shumë se dy orë në këtë segment rrugor.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)