Lagja Kristal, në pushtetin e telave
nevojë urgjente për ndërhyrje

Lagja Kristal, në pushtetin e telave<br />nevojë urgjente për ndërhyrje
TIRANE- Banorët e lagjes Kristal jetojnë çdo ditë me frikën e korentit. Telat e energjisë elektrike janë janë kudo gjysëm të rënë në tortuar duke u bërë një rrezik i përditshëm për banorët e kësaj lagjeje. Megjithëse kjo situatë është e tillë prej kohësh, askush nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj lagje, që është ndër më të rëndësishmet në kryeqytet. Edhe pse bota e ka zgjidhur problemin e telave të energjisë shumë herët, edhe vendi ynë ka bërë një hap përpara, por kjo nuk mund të thuhet edhe për lagjen Kristal. në lidhje me problemin në fjalë, kjo lagje është shumë mbrapa në kohë. Telat e korentit janë bërë një me ato të internetit dhe janë ngatërruar keqaz ndërmjet tyre, duke bërë që shpesh këto tela të shkëputen plotësisht dhe të bien në trotuar. Problemet më të rënda pritet të vijnë më stinën e dimrit  ku për shkak të erërave dhe shirave të vazhdueshëm një pjesë e mirë e telave do të përfundojnë në trotuare.

Ndërsa trotuari i cili është njëkalimsh nuk ju jep banorëve as mundësinë e shmangjes nga këto tela të cilët edhe pse të rënë vazhdojnë të kenë korent. Edhe kalimi aty i makinave të larta, kryesisht komjonë , shkakton gjithashtu shkëputjen e këtyre telave. Për pasojë familje të shumta mbeten shpesh pa drita me ditë të tëra ndërkohë që ky korent që mungon në këto familje përbën rrezik të rëndë për jetën e qytetarëve që banojnë aty pranë. Të ekspozuar nga ky rrëzik janë kryesisht fëmijët e vegjël të cilët kalojnë çdo ditë aty për të shkuar në shkollë, si dhe janë çdo pasdite aty duke luajtur shumë pranë këtyre telave. Ky  është një problem shqetësues prej kohësh  e megjithatë askush nuk ka bërë diçka për ti dhënë fund këtij sistemi rrjti elektrik që ngjanë më shumë me një rrjetë merimangash.

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin