Pamjet që shikoni nuk janë në ndonjë fshat malor, por në qendër të qytetit të Vlorës i cili prej vitesh është një pike kyçe e turizmit shqiptar.

Për banorët e lagjes 10 korriku duket se jetojnë me shpresën që të mos ketë reshje shiu për të mos u ngujuar në banesa.

“E vështirë, nuk del dot. Edhe para 1 jave erdhën ata të Ujësjellësit, hapën nja dy gropa, nuk e gjetën dhe ikën. Kjo gjendje vazhdon me vite." - shprehet një banor.

"Kjo ka që kur kanë ardhur njerëzit, tani është e vështirë. Sot është ditë e mirë por kur bie shi aty nuk kalon dot" - shprehet një banor tjetër.

Ata shprehen se pavarësisht ankesave të shumta, nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga institucionet.

“Kemi bërë ankesë në Bashki dhe me Ujësjellësin, dërguan atë skrepin, punëtorë dhe nuk bënë asgjë.” - theksojnë banorët.

Kjo është një panoramë e zakonte për të gjitha qytetet e vendit tonë pasi edhe pse ka premtime, kryesisht gjatë fushatave elektorale, vetëm rrugët kryesore të qyteteve janë me infrastrukturën e duhur.