Imazhe të reja janë shfaqur së fundmi që tregojnë ato që ngjajnë si njolla bojëqielli, sipërfaqësh ujore në territorin e planetit Mars.
 
Sipas Agjensisë Europiane të Hapësirës, këtë prova misterioze  nuk janë asgjë tjetër veçse iluzione optike.
 
Zonat bojëqielli, janë në fakt sedimente të errëta që janë ndërtuar mbi sipërfaqen e kohës në kohë të hershem. Por të para nga lart e larg ato reflektohen si njolla ngjyë bojëqielli.
 
Këto janë pasojë e erërave që fryjnë me  shpejtësi 100 km/h në planetin Mars, të cilat gërryejnë sipërfaqen e Marsit dhe shkaktojnë më pas depozita  sedimentesh e rëre mbi planet.

Imazhet që  fillimisht ngjanin me laguna ujore janë kapur në rajonin Arabia Terra të Marsit, i cili është i mbushur me kratere të përmasave dhe moshave të ndryshme.
planeti mars
planeti mars
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)