E punuar para viteve 1820 kjo lahutë e bukur ndodhet në Lezhë. Ajo ruhet nga rapsodi dhe instrumentisti i njohur Llesh Prenga. Instrumenti muzikor funksional është punuar dhe realizuar me mjeshtëri nga stërgjyshi i rapsodit, i cili ka qenë një nga lahutarët me zë i trevës së veriut.

“Kjo lahutë është e rreth viteve 1820.”

Pavarësisht se pasardhësit e fisit Prenga me origjine nga Oroshi i Mirditës, janë të fokusuar mësëshumti tek çiftelia, lahutën e vjetër e ruajnë si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, por edhe luajnë muzike me të.

“Gdhendja me brinjët e dashit ka një domethënie shumë të madhe. Gjithmonë ka pas mbajt dele, 300 apo 400 dele për  tre shekuj e këtej.”

Gdhendja e brinjëve të dashit në të është e veçanta e kësaj lahute, që sipas rapsodit Llesh Prenga identifikojnë simboliken e të fisit të tij.

“Kjo ka vlerë mjaft të rëndësishme. Kjo është lahuta e gegërisë”.

“Jam i kënaqur se e kemi trashëgimi nga të parët tanë dhe ruhet këtu në studion tone.”

Muzika folklorike është traditë e familjes Prenga prej të paktën 2 shekujsh dhe vijon t’iu trashëgohet brezave, duke qene shembulli më i mirë i përçimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, e cila ka nisur të venitet gjatë viteve të fundit.