Lajçak: E ardhmja e Ballkanit është Evropa, pas agresionit rus duhet të veprojmë me urgjencë

Lajçak: E ardhmja e Ballkanit është Evropa, pas agresionit rus duhet të veprojmë me urgjencë

Forumi Ekonomik Delphi në Greqi

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se agresioni rus ka krijuar një urgjencë të re për të vepruar në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Nga Forumi Ekonomik Delphi në Greqi, Lajçak ka thënë se “gjithmonë e kemi ditur që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropa”.

Ai tha se momenti për ta realizuar është tani.

 “Gjithmonë e kemi ditur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropa. Agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një urgjencë të re për të vepruar, si për Ukrainën ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Çfarë na duhet tani, është që këtë momentum ta kthejmë në rezultat të prekshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Agresioni rus në Ukrainë e ka ndryshuar rrënjësisht konceptin dhe veprimet për përshpejtimin e proceseve integruese në BE dhe NATO.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike