Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësohet se ka marrë mbi supe misionin e “zbutjes së tensioneve” mes Prishtinës e Beogradit.
Kështu ka shkruar rrjeti mediatik evropian i cili është specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, pas lajmeve për ndalimin e qarkullimit të dinarëve dhe çdo valute tjetër monetare përveç euros nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në artikullin e tyre theksohet se këtë mision të ri e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmendi se Lajçak do të vizitojë Prishtinën si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar partnerët të çojnë përpara dialogun”, thuhet në rrjetin mediatik evropian.
Po ashtu specifikohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të hënën në takim me Lajçakun ka theksuar “nevojën urgjente për zgjedhje në veri të Kosovës, formimin e Komunitetit të Komunave Serbe dhe kërkoi mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme nga Prishtina”.
Vizita e Lajçakut në Beograd i paraprin zbatimit të pritshëm të rregullores së Bankës Qendrore të Prishtinës, që e bën euron valutën e vetme për transaksione në Kosovë.
Euro ka qenë monedha e vetme që ka pasur të drejtën e qarkullimit sipas ligjeve të Kushtetuës së Kosovës. Tashmë BQK ka bërë publik synimin e zbatimit të kësaj rregulloreje.
Lajmi kryesor:
Lajçak në Kosovë takon Kurtin për dinarin: S'ka hetim të BE-së për Banjskën! Takon dhe Osmanin
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit
23 Dhjetor, 14:27
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Protesta masive në Beograd, gazetari nga Presheva në Report Tv: Më e madhja ndonjëherë që kur u rrëzua Millosheviçi! Sjellja arrogante e Vuçiç i ka irrituar më shumë qytetarët
23 Dhjetor, 11:49