Lajçak në Kosovë takon Kurtin për dinarin: S'ka hetim të BE-së për Banjskën! Takon dhe Osmanin

Lajçak në Kosovë takon Kurtin për dinarin: S'ka hetim të BE-së për Banjskën! Takon dhe Osmanin

Vjosa Osmani dhe Miroslav Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë pritur ditën e sotme (30 Janar) në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë ku Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces. Ajo theksoi se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023 dhe aneksi i Ohrit i 18 marsit 2023 duhet të zbatohen në plotëni.

Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Osmani ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, “të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”.

“Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim u përshëndetën të arriturat e fundit sa i përket zbatimit të marrëveshjes për energji si dhe asaj për targa, si hapa drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Po ashtu, Lajçak, tha se fokusi i BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe se për këtë ka ardhur të vizitojë Kosovën që të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut.

“Për të diskutuar dhe sa proges mund të arrijmë para se Evropa të futet në zgjedhje, e dini se falë dialogut kemi pasë rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Ai gjithashtu ka treguar se çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ai u shpreh se të gjitha informacionet do t'i analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

“Unë me ato çfarë kam biseduar me liderët këtu dhe në Serbi të gjitha i kam marrë, do t’i analizoj informacionet dhe do t’i informojë shtetet anëtare të BE-se dhe lidershipin atje, mendoj se normalizimi duhet të vazhdojë sepse sjellë benefite në të mirë të njerëzve këtu”, tha Lajçak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Pas takimit me Kurtin, reagon përsëri Lajçak: Folëm për dinarin, s’ka hetime të BE-së për Banjskën

1705222063_miroslavlajcak.png

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kanë folur edhe për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Lajçak po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë. Sulmi i Bajnkës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak.

Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

Ora 18:42
Përfundon takimi me Kurtin, reagon Lajçak: Do analizoj komentet e tij dhe Bislimit e do u'a dërgoj shteteve anëtare të BE-së

1706636474_kurti.jpg

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka reaguar së fundmi duke treguar se çfarë ka folur me liderët e vendit gjatë vizitës së tij të sotshme në Kosovë.

Ai ka thënë se fokusi i BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe se për këtë ka ardhur të vizitojë Kosovën që të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut.

“Për të diskutuar dhe sa proges mund të arrijmë para se Evropa të futet në zgjedhje, e dini se falë dialogut kemi pasë rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Lajçak ka thënë se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.

“Kishim një marrëveshje nga shkurti-marsi i vitit të kaluar që i bie se më nuk duhet të jetë pyetja se çfarë apo si duhet të bëhet, sipas meje, pyetja është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj, natyrisht kur më pyesi mua them të fillojmë sa më shpejtë të fillojmë pa vonesa”, tha Lajçak.

Ndër tjera, ai ka shtuar se çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do ta analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

“Unë me ato çfarë kam biseduar me liderët këtu dhe në Serbi të gjitha i kam marrë, do t’i analizoj informacionet dhe do t’i informojë shtetet anëtare të BE-se dhe lidershipin atje, mendoj se normalizimi duhet të vazhdojë sepse sjellë benefite në të mirë të njerëzve këtu”, tha Lajçak.

Ora 17:03
Lajçak me mision të veçantë! Merr përsipër 'zbutjen e tensioneve' mes Prishtinës e Beogradit për çështjen e dinarit

1706471676_lajcak.jpg

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësohet se ka marrë mbi supe misionin e “zbutjes së tensioneve” mes Prishtinës e Beogradit.

Kështu ka shkruar rrjeti mediatik evropian i cili është specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, pas lajmeve për ndalimin e qarkullimit të dinarëve dhe çdo valute tjetër monetare përveç euros nga Banka Qendrore e Kosovës.

Në artikullin e tyre theksohet se këtë mision të ri e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmendi se Lajçak do të vizitojë Prishtinën si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar partnerët të çojnë përpara dialogun”, thuhet në rrjetin mediatik evropian.

Po ashtu specifikohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të hënën në takim me Lajçakun ka theksuar “nevojën urgjente për zgjedhje në veri të Kosovës, formimin e Komunitetit të Komunave Serbe dhe kërkoi mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme nga Prishtina”.

Vizita e Lajçakut në Beograd i paraprin zbatimit të pritshëm të rregullores së Bankës Qendrore të Prishtinës, që e bën euron valutën e vetme për transaksione në Kosovë.

Euro ka qenë monedha e vetme që ka pasur të drejtën e qarkullimit sipas ligjeve të Kushtetuës së Kosovës. Tashmë BQK ka bërë publik synimin e zbatimit të kësaj rregulloreje.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 30/01/2024 18:41

    Po sikur njerzit te duan te krijojne bashkimin e komunave Sllave ne vend te asociacionit te komunave Serbe??Mbase ne kete menyre identifikohen me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër