Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor

Lajçak në SHBA, diskuton për Ballkanin Perëndimor

Miroslav Lajçak dhe Alexander Kasanof

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq theksoi “bashkëpunimin e shkëlqyer” në mes të BE-së dhe SHBA-ve.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar ai.

Lajçak do të përfundojë mandatin si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në fund janarit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia