Lajcak: Pas zgjedhjeve serbe
dialog i ri Prishtinë-Beograd

Lajcak: Pas zgjedhjeve serbe <br />dialog i ri Prishtinë-Beograd
PRISHTINE- Pas formimit të qeverisë në Serbi, pritet një tjetër format dialogu mës Prishtinës dhe Beogradit. Kështu shprehet Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak. Ai shprehet I rezervuar në zbulimin e detajeve të këtij formati të ri, por komenton se dicka duhet të ndryshojë në mënyrë që dialogu të jetë efektiv.
Lajcak I bëri këto deklarata për të përditshmen e Beogradit "Veçernje Novosti".
Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet që Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë, para se t’i caktojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim.
Serbia ka marrë tashmë statusin e kandidates për në BE, dhe një nga kriteret e plotësuara ka qene dialogu me Kosovën i zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Kosova, si shpërblim për këtë dialog, ka marrë studimin e fizibilitetit.
Dialogu aktualisht është pezulluar për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
Deri tani janë arritur 7 marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por zbatimi I tyre lë shumë për të dëshiruar. Palët fajësojnë njëra tjetrën për bllokimin e tyre.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron