Sipas njoftimit për mediat të ministrisë së jashtme në takim u diskutua mbi zhvillimet në Shqipëri me theks të veçantë procesi i integrimit në BE, zhvillimet rajonale, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh. Haxhinasto theksoi progresin e bërë në Shqipëri në drejtim të reformave, si dhe të situatës politike, duke nënvizuar se këto zhvillime pozitive duhet të kenë vlerësimin e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së, për dhënien e statusit të vendit kandidat. Ndërkaq Lajcak u shpreh se vërtet në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime pozitive, për të çuar në një lajm pozitiv drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, por çdo gjë varet nga Shqipëria.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe Kosovë. Lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës, për të cilat u nënvizua se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të flasë me një gjuhë dhe të japë mesazhe të përbashkëta dhe të qarta.
(jd/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)