Lajçak: Urgjencë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lajçak: Urgjencë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Për shkak të rrethanave të reja që krijoi lufta në Ukrainë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është diçka urgjente. Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Situata aktuale gjeopolitike konfirmon urgjencën dhe rëndësinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërkaq, Osmani tha se s’ka kohë për të humbur që të ndodhë integrimi në BE.

“Është më e mundshme se kurrë më parë dhe nuk ka kohë për të humbur. U pajtuam që zgjerimi është politikë e sigurisë dhe se ka nevojë për rezultate të prekshme në rrugën e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre