Ditën e nesërme në orën 11:00, i deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajçak e ka konfirmuar vetë ardhjen e tij në Serbi dhe Kosovë gjatë një intervistë për Kanal 10. Ai tha se javët e ardhshme do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se me Kurtin dhe Vuçiç do të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për targat e arritur së fundmi, si dhe për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin franko-gjerman.
Sipas “Novostit”, Lajçaku dhe Vuçiç do të flasin edhe për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim. Novosti shkruan se nga takimi me Lajçakun pritet që Vuçiqi të vendosë nëse do të shkojë në Tiranë për Samitin BE- Ballkani Perëndimor.
Gjithashtu ai foli edhe për afatet kohore për marrëveshje, bazuar në propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman, i cili tha se nëse ekziston vullneti, çështja mund të përmbyllet brenda javësh.
“Ne besojmë se nuk duhet të shpenzojmë shumë kohë për këtë propozim dhe për këtë marrëveshje. Nëse palët janë të përkushtuara, serioze dhe të gatshme, kjo mund të përmbyllet brenda javësh”, tha ai.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
56.2%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
9.1%
Vota total: 1081
Lajme të tjera
-
Presidenti kroat bën deklaratën shokuese: Kosova i është rrëmbyer Serbisë! Reagon deputetja shqiptare: Fitoi pavarësinë njësoj si Kroacia
30 Janar, 17:03
-
Pa Albin Kurtin, SHBA mban nesër takim për bisedimet e Asociacionit në Prishtinë
30 Janar, 15:33
-
Kusari flet për asocacionin e komunave serbe në Kosovë: S’kemi përplasje me SHBA-në , por s’mund të bëhet pa Qeverinë
30 Janar, 12:58
-
Këshilltari i DASH: Koha për themelimin e asociacionit, të gatshëm të mbështesim Kosovën
30 Janar, 08:57
-
Dialogu me Prishtinën, si e shohin analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje Serbi- Kosovë
29 Janar, 20:41
-
Abazoviç i del në përkrahje Albin Kurtit: S’duhet të ketë Asociacion në baza etnike
29 Janar, 16:47
-
Ish-presidenti i Serbisë s'kursen kritikat: Nuk do ta nënshkruaja propozimin franko-gjerman, Vuçiç e ka humbur Kosovën
28 Janar, 21:33
-
E rëndë në Kosovë, djali plagos të ëmën, motrën e më pas vret veten
28 Janar, 20:59
-
Ndërkombëtarët nisin bisedimet për asociacionin por Kurti s’merr ftesë: S'ka pse të themelohet marrëveshja
28 Janar, 15:54
-
Sulmi ndaj policisë së Kosovës, reagon Sveçla: I orkestron Serbia!
28 Janar, 15:11
-
Plagosen nënë e bijë me armë zjarri në Fushë Kosovë, ende nuk dihen shkaqet
28 Janar, 13:56
-
Rama për mediat malazeze: Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozicion lufte! Jam rast i veçantë, jam shok edhe i Erdogan dhe i Soros
28 Janar, 10:34