Lajkatarët e paguar  që e kthyen Berishën në ‘shenjtor’…

Lajkatarët e paguar  që e kthyen Berishën në ‘shenjtor’…

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ata që sot dalin me zell të pamatur, dhe nuk pranojnë faktin se “atij i ka kaluar koha”, janë lajkatarët e ekraneve, pa dallim moshe, gjinie dhe rrace. Janë ata që mirëpaguhen nga ish-lideri historik i asaj partie, duke na treguar se “ai është shenjtor i partisë, dhe pse jo, edhe i Shqipërisë”. Sipas tyre, “ai ka shëruar partinë, dhe e shpëtoi nga shpërbërja, ai largoi Lulin dhe lulashët, ai ringriti partinë, dhe duhet të vijë në pushtet për të bërë Shqipërinë”.

Të mendosh dhe ligjërosh në 2022,(pra 32 vjet pasi Sali Berisha ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga politika) se ai mbetet “shenjtori i gjithçkaje”, do të thotë të kesh humbur sensin e të menduarit, të gjykuarit dhe të jetuarit. Lajkatarët që mbushin ekranet, janë të moshave të reja, madje  dhe të dalë në pension politik e shoqëror, por sërish kanë marrë përsipër të rikthejnë (sipas tyre) njeriun e gabuar në pushtet. nuk ka ditë dhe natë, të mos organizojnë emisione, të mos shfaqin dhe rishfaqin në ekrane njeriun që ka shkatërruar emrin dhe dinjitetin demokratik dhe perëndimor të Partisë Demokratike.

Lajkatarët, janë pjesë e tryezave politike, miqësore dhe shoqërore të ish-liderit historik, dhe përçuesit e zallshëm të misionit të tij drejt pushtetit. Edhe pse nuk e besojnë kurrë se “rikthimi i tij në fronin kryeministror është krejt i pamundur”, ata njollosin çdo ditë mundin dhe kontributin e atyre qindra e mijëra demokratëve, që prisnin dhe presin, që opozita  të ishte shpresa e tyre. Lajkatarët e ish-liderit “shenjtor”, që nuk pranon të largohet nga politika pa ardhur edhe njëherë në pushtet, janë ushtarët e tij më besnikë, pasi mirëpaguhen aq sa kanë harruar se janë bërë pjesë e mëkateve të tij. Partia Demokratike, përfundimisht nuk ka më shanse të ribashkohet, të ringrihet, dhe demokratizohet, derisa njeriu që ka sot “frenat” e asaj force poliktike, e mban peng derisa ta katandisë në një grusht njerëzish pa të ardhme.

Sali Berisha, e ka humbur shansin e fundit për të mbetur disi “njeriu i sfidave”, dhe sot  përpiqet me çdo kusht të pengojë të ardhmen e shqiptarëve. Njeriu që u pasurua nga pushteti, hiqet sikur jeton me “rrogën e deputetit”. Njeriu që u bë milioner nga posti  kryeministror, mban sot në “sofrën” e tij një grupim të madh lajkatarësh, me të cilët ka planifikuar të “pastrojë emrin dhe figurën e tij”, madje të heqë edhe “non-gratën” e SHBA-së. Më shumë se vetë ish-lideri historik, lajkatarët e sofrës së tij, po dëmtojnë seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, në një kohë që ajo forcë politike sot duhej të ishte  dinjitoze në llogoren e opozitës në Shqipëri.

Partia Demokratike e ka të sigurtë, që as sondazhet, as manipulimet, dhe as dalja e emrave të veçantë si “kandidatë nga primaret”, nuk i japin asaj  kurrë fitoren në zgjedhjet lokale, veç ndoshta  ndonjë bashkie periferike. Por  pavarsisht kësaj, grupimi i lajkatarëve nuk po rresht së promovuari ish-liderin historik si “shenjtorin e padiskutueshëm të politikës, demokracisë dhe fateve të vendit”. Fati i opozitës në Shqipëri, nuk mund të varet nga një taborrë lajkatarësh, që Sali Berisha mirëpaguan  me milionat e pushtetit. Pjesa e përgjegjshme e asaj partie, duhet të dalë nga përgjumja letargjike, dhe ti tregojnë vendin bajraktarit dhe lajkatarëve, ndryshe ajo parti pas 14 Majit do të kthehet në karrakatinë politike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 04/11/2022 14:41

    Me 14 maj PD dhe Berisha shkojne ne hale te gamoreve.

    Përgjigju
    • Çimi nga kavaja: 04/11/2022 15:29

      Ne 14 maj fiton opozita ne kavaje

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë