Nëse jeni përzgjedhur fitues me llotarinë amerikane atëherë do të merrni një njoftim si në foton e mëposhtme. Tashëm faqja www.dvlottery.state.gov/ESC/, nuk ka më të njëtin flusk si në ditët e para dhe të gjithë shqiptarët mund të shikojnë nëse janë përzgjedhur. Duhet të keni fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit të regjistrimit tuaj 16 shifror, emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes. Nëse nuk jeni përzgjedhur atëherë kontrolloni dhe njëherë të dhënat nëse i keni të hedhur të sakta ose jo.

Për ata që janë përzgjedhur do të vazhdohet me hapat e tjerë. “Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë "zona të punës." Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së.