E liroi Herila Çela/ Gjykata e kthen në burg, arratiset i rrezikshmi i Vlorës Tauland Manaj

I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim skandaloz të gjyqtares Herila Çela të denoncuar edhe në Shqiptarja.com e Report Tv, i shpëton sërish drejtësisë. Dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi ta rikthejë në burg, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.

Në gusht të këtij viti shtetasit Manaj i ishte përcaktuar masa 'arrest në shtëpi' nga gjykata e faktit në Vlorë, rast ky i denoncuar fillimisht në Report TV e më pas nga ministria e Drejtësisë, e cili i kërkoi KLD-së shkrarkimin e gjyqtares. Tauland Manaj është kapur në flagrancë në qershor të këtij viti në Vlorë, me armë në makinë, ndërsa ishte duke vuajtur masën e sigurisë arrest në shtëpi. Manaj(Beqiraj) ishte arrestuiar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ngjarje kjo e ndodhur pranë Kishës Ortodokse në Vlorë. Manaj mbeti i plagosur në atë ngjarje.

Dy grupe pasi lëviznin me armë, kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, teksa armët i mbanin në makinë. Së bashku me Tauland Manaj (Beqiri), policia arrestoi në atë kohë edhe dy shtetas të tjerë Eris Llanaj, dhe Gazmir Canaj, të cilët ishin përfshirë në konflikt.

Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të,por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet dhe kishte armë në makinë. 

Në gusht të vitit 2018, Manaj(Beqiri ) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela. Në atë kohë, gjyqtarja konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurt.

Vendimi i gjyqtares së Vlorës Herila Çela për arrest shtëpie Taulant Manajt

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 19/09/2018 16:01

    Kjo gjyqtare ja beri vetingun vehtes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja