Mbytet peshkatari në liqenin e Pogradecit, ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit (VIDEO-FOTO)

POGRADEC- Një peshkatar është mbytur në liqenin e Pogradecit. Bëhet fjalë për Gëzim Seitllarin, i moshës 53-vjeçare. Ai ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 31 dhjetor duke bërë që të nisnin kërkimet për të.

Ditën e sotme, në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 metrash nga bregu u pa varka bosh e peshkatarit. Ende nuk dihen detaje nëse 53-vjeçari ishte i shoqëruar apo arsyet e mbytjes së varkës së tij. Polumbarët i kanë ndërprerë kërkimet sot për të rifilluar sërish nesër në mëngjes për gjetjen e peshkatarit.

Disa ditë më parë, po në Pogradec, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën në në rezervuarin e Bradomirës për shkak të mbingarkesës së varkës. Për më shumë detaje lidhur me mbytjen e tyre (LEXO KËTU)

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 02.01.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit G.S, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Ky shtetas në datën 31.12.2018, ka dalë për të peshkuar në liqenin e Pogradecit dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.Pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij. 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/01/2019 21:12

    Domosdo qe liqeni do marrë jetë njerezish sepse njeriu i ka marë shumë atij liqeni me dhunë. Të gjithë fshatrat pa perjashtim që janë buzë liqenit të Ohrit nga ana jonë, perbehen nga njerëz të pazhvilluar pothuajse neandërtalë. Madje dhe njeriu primitiv neandërtal kishte rrespektbper natyren dhe i merte asaj aq sa i duhej. Por keta fshatarë liqenin e Pogradecit e dhunuan keq per keta 28 vjet. Vetem Enver Hoxha u erdhi hakut ketyre banorëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen