Lajm i keq për Interin dhe Juventusin, Arsenal humbet për dy muaj “yllin” e skuadrës

Lajm i keq për Interin dhe Juventusin, Arsenal humbet për dy muaj “yllin” e skuadrës

Henrik Mkhitaryan, futbollisti armen

Arsenal ka njoftuar sot tifozët për gjendjen fizike të disa prej lojtarëve të cilët aktualisht janë të dëmtuar. Situata më e rëndë paraqitet për regjizorin e skuadrës Henrik Mkhitaryan, I cili ka pësuar frakturë në metatarsalin e këmbës së djathtë.

Armeni si pasojë pritet të qëndrojë jashtë fushave për 6 javë, ose e thënë ndryshe një muaj e gjysëm. Duke llogaritur edhe përshtatjen që duhet pas një dëmtimi të tillë, “topçinjtë” nuk do munden ta aktivizojnë futbollistin për dy muaj.

Duke parë këtë situatë londinezët mund të prishin negociatat me Interin dhe Juventusin, dy klube të cilat presupozohet se po luftojnë për të siguruar shërbimet e Ramsey-t dhe Ozil. Kjo pasi Arsenal nuk do rrezikonte të dobësonte organikën në një moment kur futemi në fazën më të rëndësishme të “Premier League”. 

Ndër lojtarët e tjetër të rëndësishëm që Arsenal nuk do t’i ketë të gatshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër Brighton janë Monreal, Mustafi dhe Hector Bellerin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja