Lajm i mirë! Sot 20 të shëruar, 217 në total fitojnë luftën me koronavirusin

TIRANE-Dita e sotme mbyllet me një lajm të mirë nga Infektivi, pasi 20 pacientë të tjerë janë shëruar duke e fituar luftën me koronavirusin. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ndërsa me 20 pacientët që janë shëruar sot, në total numri i personave që lënë spitalin shkon në 217, thuajse sa gjysma e të infektuarve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmin e mirë e ka shoqëruar me foton e njërit prej personave që u shërua. Ndërkohë që sot u shënuan 17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 433 nga  3644 teste të kryera. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Postimi i ministres se Shendetesise

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë