TIRANE- Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi shprehet se jemi ende larg fitores prandaj kërkon që të respektohen maksimalisht masat shtrënguese si rruga e vetme për të parandaluar përhapjen.
"Durim, durim dhe vetëm durim…..Përsëritja mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit fitore….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjedisive tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, por me orët e “liridaljes” nuk duhet abuzuar….Udhët e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..Në spital me infermieret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….
Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”.... Dëgjoni vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….ju duam shumë, por edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….bashkë me siguri do ja dalim mbanë!!!" shkruan ai.