Duke qenë se në organigramën e MZSH-së pozicionet mbështetëse të logjistikes nuk përfshihen në funksionet me gradë dhe rrjedhimisht nuk kanë referencë page në vendimin e Këshillit të Ministrave, del i domosdoshëm miratimi i nivelit të pagave edhe për këto kategori. Propozimi parashikon:
1. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën e grupit.
2. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.
Aplikimi i pagave të reja për këto kategori propozohet të fillojë nga data 1 Mars 2017 dhe efektet financiare të rritjes së pagave do të përballohen nga buxheti i MZSH-së për vitin 2017. Pra të gjitha kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do ta përfitojnë rritjen që nga 1 marsi i këtij viti. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës bënë rritje për paga dhe trajtimin e punonjësve të shërbimit zjarrfikës si shpërblim dhe vlerësim për punën që ata kanë bërë gjatë këtij viti, si në momentin e ngricave në Janar ashtu edhe gjatë emergjencës së zjarreve në verë. Vetëm pak javë më parë Këshilli Bashkiak miratoi një tjetër vendim sipas të cilit punonjësit e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet morën një pagë shpërblim dhe një shtesë page prej 25% për punën e kryer jashtë orarit zyrtar. “Ne kaluam edhe shpërblim edhe shtesat e pagave për zjarrfikësit. Ajo që na u bë me dije është se ka disa punëtorë të logjistikës që ndoshta nuk kanë statusin zjarrfikës por që janë pjesë e gjithë operacioneve të shpëtimit, të shuarjes së zjarreve apo të emergjencave që gjithashtu duhen trajtuar”, u shpreh Veliaj.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










