Lajm i mirë! Greqia njeh deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati! S'do kërkohet as leje kalimi (DOKUMENTI)

Lajm i mirë! Greqia njeh deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati! S'do kërkohet as leje kalimi  (DOKUMENTI)

TIRANE-Më në fund një lajm i mirë! Me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.

Vendimi i institucioneve greke është marrë nisur nga pandemia e COVID-19, teksa shumë shqiptarë ishin të detyruar që të ktheheshin në atdhe këtë periudhë për të aplikuar për pasaportat e reja duke sjellë edhe kaosin në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës në kthim, në kufijtë e një krize humanitare.

Radhë nuk kishte vetëm në pikat kufitare me Greqinë, por edhe në ambasadë dhe konsullatat në vendin fqinj. Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka vlerësuar vendimin e qeverisë greke.

"Është vërtet një vendim shumë i dobishëm dhe është nga ato rastet e rralla kur qeveria greke tregon anën sociale dhe "mirëkuptimin" e saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për dokumente identifikimi (pasaportë)  të skaduara që janë kompetencë dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar, të pranojë vlefshmërinë e tyre për një periudhë kohorë te caktuar.

Pak më parë vendimi u bë publik nga Ndërmjetësi Ndërkulturorë z. Fatos Malaj, të cilin gjejë rastin ta  falenderojë për përpjekjet e mëdha dhe informacionet e sakta që na ofron. Fatkeqësisht z. Malaj ka mbetur thuajse i vetëm në këtë pjesë për shkak se "ata" të cilët "përfaqësojnë" komunitetin  ndodhen me pushime të gjata për më shumë se 3 vjet.

Në çdo rast, është për t'u përshëndetur ky vendim pasi i vjen në ndihmë me mijëra bashkëatdhetarëve tanë cilët përballen me një mori problemesh dhe kështu do mund të rinovojnë dokumenat" mbyllet reagim i Komunitetit Shqiptar të Selanikut. Pamjet e radhëve nga pikat e kalimit kufitar me Greqinë, sidomos në Kakavijë bënë xhiron e medieve ndërkombëtare.

Vendimi i institucioneve greke per pasaportat

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Pasi njohu pasaportat e skaduara deri më 31 dhjetor, Greqia merr një tjetër vendim të rëndësishëm për emigrantët shqiptar

Emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri! Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Ky vendim vjen, pasi Greqia njohu deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020. Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri", njoftoi Ministria e Jashtme.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lelo: 18/08/2020 20:23

    Sme pelqejne keto lehtesira te grekut Mos harroni se jo vetemGreku por kushdo jep nje te marri 50 Dicka luhet Ju uroj shendet vellezer e motra Shqipetare

    Përgjigju
  • Ani: 18/08/2020 12:55

    Hë moj opozit, çfar do thuadh tani. Filloni e shani Edi Ramën. Turp të keni. Opozit skutash.

    Përgjigju
  • Bobi: 18/08/2020 12:45

    mos e rruni fare. Jorgot nxjerrin vendime sa per sy e faqe. Kur shkon ne dogane e ha i derr gjobe e piji longun vendimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë