Report Tv mëson së në  rezultatet e testeve të bëra në 24 orët e fundit për 12 persona të dyshuar si raste kontakti me të infektuarit në qytetin e Kukësit, të gjithë kanë dalë negativë.

Që prej rastit të parë me koronavirus janë bërë testime për 137 qytetarë të dyshuar dhe nga testet rezulton  se deri më tani në qytetin e Kukësit janë 11 raste të prekur me COVID -19. Në Kukës janë 11 raste, në Has 13 raste dhe Tropojë 4 raste dhe vetëm një vdekje në Has. Betejën me  koronavirusin e ka fituar nëna 90-vjeçare nga Hasi ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.


Lajmi kryesor:

14 raste të reja sot me COVID-19, prej një jave më shumë të shëruar se të infektuar pozitiv! Lajmi i mirë: Numri i të shtruarve i qëndrueshëm (VIDEO)