Lajm i mirë për kombëtaren
Sadiku rikthehet me Maqedoninë

Lajm i mirë për kombëtaren<br />Sadiku rikthehet me Maqedoninë
Kombëtarja shqiptare u zgjua mëngjesin e sotëm me aromën e fitores së djeshme ndaj Lihtenshtejnin për të nisur përgatitjet e menjëhershme për sfidën e së martës ndaj Maqedonisë.

Nga një kontakt të pasur me mjekun e ekipit kombëtare, “Supersport” përcjell lajmin e mirë se Armando Sadiku do të jetë gati ndaj Maqedonisë dhe po stërvitet normalisht me grupin.

Ditë e sotme në orën 14:00 skuadra do të niset me autobus drejt Shkupit. Gjatë udhëtimit të gjatë Shqipëria do të kalojë në të gjitha trevat shqiptare.

Hera e fundit që Kombëtarja ka udhëtuar me autobus ishte viti 2010 në miqësoren ndaj Malit të Zi të fituar me rezultatin 0-1 falë golit spektakolar të Hamdi Salihit.

Ditën e nesërme skuadra do të mbërrijë në Strumica ku do të akomodohet në një nga 2 hotelet e këtij qyteti dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen në stadiumin me kapacitet 6500 vende.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon