Qeveria shqiptare përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka miratuar shpërblim për festat e fundvitit edhe për mjekët dhe efektivët e policisë. Në VKM i bëhet një ndryshim vendimit të mëparshëm të Qeverisë që përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.
Ky vendim i qeverisë vjen vetëm pak ditë pas miratimit të shpërblimit prej 50 mijë lekësh të vjetra për pensionistët.
Vendimi i plotë:
Nr. 1044, datë 18.12.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Këshilli i Ministrave miraton pr.ligjin për marrëveshjen 10-vjeçare me Ukrainën në fushën e mbrojtjes! I kalon Kuvendit për ratifikim
20 Mars, 22:44
-
VKM/ Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave
20 Mars, 21:25
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars, 18:42
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
Po garda republikes qe punojne 16 ore 365 dite ne vit Qe snjohin as festa as shtuna e diela dhe rrogen e lene rrugash neper sherbime duke mbijetuar me ushqim e kafe... pse sflitet per ndonje shperblim apo mbajne sklleverit ska problem?! Garda ka ngel opozite e perhershme dhe jetime pa nene pa babe, te gjithe e shfrytzojne, Askush sdo tia permendi emrin dhe ta vlersoje 10 % sa meriton. Qe ben jo pak pune e sakrifice.
PërgjigjuMos kujto se eshte ndonje shperblim i vecante o Ben!! Do te shperndahet ne forme shperblimi fondi i pagave qe ka mbetur pa u paguar per funksionet e paplotesuara!! Dmth nje repart i gardes ka 30 punonjes manget, por fondi i pagave eshte caktuar ne fillim dhe per mos ta kthyer mprapsh se quhet i parealizuar e shperndajne ne forme shperblimi....
Nuk është ndonjë gjë e madhe. Në fund të fundit është rroga e 13 që cdo punëdhënës dhe punëmarrës nënshkruan në një marrëdhënie pune.
PërgjigjuO doktor ku e gjete kete ne kontraten e punes? Dhe sigurisht kete vite qe hiqe keto dy kategori te tjeret jane paguar kot.. Po Po administrata eshte paguar kot