Futbolli në Itali rinisi të premten në darkë me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit 3 muaj pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Tashmë nuk bëhet më fjalë të flitet për rifillimin e futbollit, por për kthimin e tifozëve në stadium, për të cilin po diskutohet anembanë botës.
Këtij diskutimi nuk i është shmangur as presidenti i federatës ialiane Gabriele Gavrina, i cili për më tepër thotë se kjo do të ndodhë në muajin korrik. Për “Radio Deejay” presidenti Gravina u shpreh:
“Jam i lumtur me rifillimin e futbollit italian, tani e vetmja pjesë që mungon janë tifozët. Besoj se ato duhet të rikthehen pak nga pak në stadium nga muaji korrik,”- tha ndër të tjera Gravina.