Aktorët janë njohur sot me një lajm të trishtë, përpos debateve e përplasjeve që kanë pasur prej ditësh me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Mirela Kumbaro për ndërtesën e Teatrit Kombëtar.
Këtë mëngjes, është raportuar se është ndarë nga jeta punonjësi i Teatrit Kombëtar, Ermal Laze, i cili ndodhej prej disa ditësh në spital. Lajmin e hidhur e ka dhënë aktorja e njohur e skenës shqiptare, Ema Andrea, e cila shkruan në ‘Facebook’ se Laze nuk arriti t’ia dalë.
/Shqiptarja.com

“Nuk ja dole dot…! Qofsh i qetë në qiell i dashur!”, shkruan Andrea.
Ermal Laze nuk ka arritur t’i shpëtojë dot sulmit të papritur, ndonëse ndodhej nën kujdesin e mjekëve. 
(Postimi i aktores Andrea)
d.c./shqiptarja.com