Lajm i trishtë për futbollin, humbin jetën 8 lojtarë të rinj ganezë

Lajm i trishtë për futbollin, humbin jetën 8 lojtarë të rinj ganezë

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën. Fillimisht gjashtë prej tyre vdiqën pasi autobuzi u rrotullua dhe ra në lumë, ndërsa më pas dy të rinj të tjerë ndërruan jetë në spital, raportojnë mediat ganeze.

Sipas dëshmive të para shoferi i autobuzit humbi kontrollin dhe më pas autobusi përfundoi në lumin Offinso, të rajonit të Ashanti. Banorët vendas me të parë aksidentin shpejtuan për të dhënë ndihmën e parë.

Lajmi i keq është se edhe katër futbollistë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa në total kanë marrë ndihmë mjekësore 24 fëmijë. Të katër lojtarët në gjendje kritike janë duke marrë mjekimin në në Spitalin St. Patrick në Offinso pas aksidentit.

Ekipi që luan në Colts League, liga e të rinjve në Ganë, po udhëtonte nga Afrancho, një periferi të Kumasi, ndërsa nuk është e qartë se cili ishte destinacioni i tyre.

Aktualisht nuk dihet ende numri i saktë që i fëmijëve që ishin në bordin e autobuzit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?