“Është akoma e çuditshme për mua. Në fund të fundit është ajo që i ndodh çdo femre. Unë nuk jam tip që kam shumë entuziazëm ose nuk e shpreh, por sigurisht që ka shumë emocione,” tha ajo duke shtuar se gjinia e fëmijës nuk dihet akoma.
Megjithëse në një lidhje prej katër vjetësh me partnerin e saj, Jonida tregon se dasma nuk bën pjesë në planet e tyre të ardhshme. “Nuk jemi tipa dasmash,” tha ajo.
Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin. Megjithëse është përpjekur të jetë sa më e rezervuar për jetën private, Jonida ka treguar se partneri i saj merret me skenografi dhe nuk është një personazh i njohur i televizionit. /Anabel.al/
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)