LAJMET MË TË LEXUARA/ 2022/ Tragjedia në Itali, qëlloi me armë zjarri gruan dhe më pas veten! Ja kush është shqiptari që humbi jetën
Oltjon Sallaku dhe familja e tij
Shqiptarja.com sjell lajmet më të lexuara të vitit që lamë pas. Më poshtë është lajmi i publikuar më 17 nëntor 2022, kur ndodhi një tragjedi në Bari, Itali, ku një shqiptar, Oltjon Sallaku qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Lamia Elamri, 18-vjeç dhe më pas vrau veten.
Lajmi i botuar më 17 nëntor 2022: Tragjedia në Itali, qëlloi me armë zjarri gruan dhe më pas veten! Ja kush është shqiptari që humbi jetën
Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bari, Itali ku një shqiptar, Oltjon Sallaku qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Lamia Elamri, 18-vjeç dhe më pas vrau veten. Elamri aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
18-vjeçarja marokene u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, Sallaku qëlloi më pas veten në kokë. Sipas asaj që mësohet, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Martin Luther King” në Cassano delle Murge dhe mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes tyre.
Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik i tij tregon se e ka takuar pak para krimit të rëndë dhe dukej i qetë, madje kanë bërë dhe shaka. Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
K.T./S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
46.2%
-
NUK E DI
12.3%
Vota total: 277
Lajme të tjera
-
Nis rrugëtimi i Euro 2024/ Sonte Itali-Angli në Napoli, Mancini: Futemi në fushë me krenarinë e kampionëve në fuqi
23 Mars, 10:57
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Hakerat sulmojnë Ferrarin, kërkohet shpërblim i majmë
21 Mars, 13:58
-
Zbardhet telefonata e fundit të bosit italian të drogës para se të vdiste: Kujdesu për fëmijën! Dyshohet se u vra me urdhër të Elvis Demçes nga burgu
20 Mars, 14:46
-
Eksportuesit italianë zbarkojnë javën e ardhshme në Tiranë! Vlerësohet roli i Drejtorisë së Doganave, lehtësimi i procedurave doganore ka rritur shkëmbimet
20 Mars, 13:01
-
Vrau burrin që tentoi ta përdhunonte, dënohet me 6 vjet burg 27-vjeçarja shqiptare në Itali
17 Mars, 12:28
-
Italia forcohet me një argjentinas, Mancini: Na tha menjëherë 'po'
15 Mars, 22:18
-
Çifti shqiptar tentuan të mashtronin autoritetet italiane, inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që të strehohej në Pisa! Zbulohen nga policia
12 Mars, 16:14
-
Tentoi t'i vinte flakën selisë së federatës italiane, policia arreston trajnerin 75-vjeçar
11 Mars, 12:46
-
I dënuar në Itali me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge, ‘Fast Albania’ arreston 46-vjeçarin! Do të ekstradohet (EMRI)
10 Mars, 09:51
-
Dy anije ruse pranë brigjeve të Shqipërisë, Italia ngre në fluturim avionët ‘P-72’! Mediat italiane: Manovra të flotës së Putinit në detin ‘Mesdhe’
6 Mars, 20:49
-
Ish-kryeprokurori nuk ka marrë azil? SPAK thotë se Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali
6 Mars, 20:21