Gallipoli, (Lecce)- Kanë dalë emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar në operacionin “Miqtë e Mi” të zhvilluar në Leçe mëngjesin e sotëm ku u arrestuan 11 persona. Grupi i trafikut të drogës vepronte në Gallipoli, në provincën e Lecces dhe merrej kryesisht me trafik kokaine.
6 shqiptarët vepronin në këtë zonë, ndërkohë që identitetet e tyre janë:
Sajmir Sejdini datëlindja 1991
Klodian Shehaj 36 vjeç,
Daniel Gjoci, 20 vjeç
Roxhers Nebiu 27 vjeç
Enri Shenaj, 25 vjeç
Ndërsa për shqiptarin tjetër, Rrapush Tafa datëlindja 1993 është lëshuar urdhër arresti, por nuk është ekzekutuar pasi shqiptari është dëbuar nga Italia në shkurt të këtij viti.

Shqiptarët e prangosur
Bashkë me ta janë arrestuar edhe 5 italianë, identitetet e të cilëve janë:
Vincenzo De Matteis, 43 vjeç
Vëllezërit Luca dhe Paskale di Battista, 26 dhe 32 vjeç
Gilberto Perrone, datëlindja 1996
Domenico Scala, datëlindja 1997
Droga është kapur nga njësia Operative e karabinierëve të Gallipolit, që kanë dyshuar tek grupi dhe kanë gjetur se ata trafikonin kokainë në vlerën e 360 mijë eurove. Grupi vepronte me një metodë precise dhe tejet efikase, të quajtur “drogë dhe ngit makinën”. Droga kushton 60 euro për gjysmë grami kokainë, dhe shitej duke kaluar nga një makinë tek tjetra. Me kodin “miqtë”, që ishte nënkuptimi për drogën, grupi shiste kokainën të ndarë në doza.
Autoritetet italiane thonë se në dallim nga grupet e tjera të trafikut të drogës në zonë, që veprojnë në bazë lokale, ky grup vepronte si një kompani me dy degë, një në Tavioni dhe tjetrën në Shqipëri. Pjesë e të arrestuarve të grupit italo-shqiptar është edhe një anëtar i përfshirë në mafien Sacra Corona Unita.
Komente










