Dhunohet dhe grabitet kambisti në Tiranë, ngjarja 100 m larg komisariatit të policisë (FOTO)

TIRANA - Një kambist është dhunuar dhe grabitur në rrugën "Mine Peza" në Tiranë paraditen e kësaj të hëne. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se kanë qenë dy persona të cilët mbanin në kokë skafandra, që e kanë goditur me sende të forta si dhe i kanë marrë çantën e dorës të cilën e mbante me vete. Brenda në çantë kambisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka pasur një shumë parash.

Ai është goditur teksa po lëvizte me një biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes dy autorët janë larguar me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët. Ngjarja ka ndodhur vetëm 100 m larg komisariatit nr.3 të Tiranës si dhe në një orar fluksi lëvizjesh në rrugë. 

Kambisti është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për t'iu nënshtruar një operacioni kirurgjikal në hundë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kambisti i dhunuar sot në Tiranë

Biçikleta me të cilën ishte duke lëvizur kambisti 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sotkot: 07/01/2019 14:15

    tani qe u mbyllen llotot ku do marrin leke do fillojne te grabisin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë