Një aksident ka ndodhur në një metroRomë, ku prishja e një shkalle lëvizëse, ka plagosur rreth 20 tifozë të CSKA të Moskës. 

Struktura e shkallës është prishur duke rrëzuar mbështetësit e klubit rus që ishin duke kërcyer dhe kënduar këngë.

10 nga të plagosurit kanë marrë lëndime në këmbë. 5 prej tyre janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Njëri nga të plagosurit, mësohet se ka humbur këmbën. 

Mbrëmjen e sotme në Romë pritet të luhet në orën 21:00 ndeshja mes Romës dhe CSKA-së, ndeshje e vlefshme për Champions League.

Për më shumë ndiqni pamjet