TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka nisur dialogun me studentët dhe pedagogët. Takimin e parë kreu i qeverisë e ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne më studentë dhe pedagogë të Fakultetit Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës. Takimi i Ramës u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa detajet i bëri të ditura vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Shefi i ekzekutivit shprehet se ka pasur një bashkëbisedim dobiprurës me studentët dhe pedagogët e Gjeologjikut, ndërsa ka paralajmëruar takime edhe ditën e nesërme me pedagogë dhe studentë të fakulteteve të tjera.
Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë.
Edi Rama, kryeministër
Postimi i Ramës në Twitter për takimin me studentët dhe pedagogët e Filologjikut
Por kryeministri nuk u ndal me kaq. Rreth orës 22:50 ERTV nisi transmetimin në Facebook të bashkëbisedimit të Ramës me pedagogët dhe studentët e Fakultetit Filologjik. Në fjalën e tij, Rama tha se tetë kërkesat e studentëve do të realizohen, por ai kërkoi dialog të vazhdueshëm. Duke u ndalur te një prej pikave, ajo për rritjen me 5% të GDP-së së buxhetit për arsimin, Rama tha se qeveria nuk e çon dot në atë shifër. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm madje tejkaloi kërkesën e studentëve sa i takon përgjysmimit të tarifave kur tha se studentët e dalluar dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike të mos paguajnë fare tarifë studimi.
" Buxhetin për studentët nuk e çojmë dot në 5%. Le të flasim, le të diskutojmë. Të futet më shumë shteti në kontribut që të përgjysmohet ajo që ju nxirrni nga xhepi. Kjo ha diskutim, për ekselentët dhe për ata që janë me katra. Unë mendoj që jo. Përgjysmimi i bie 50%, unë them jo. Ekselentët duhet të jetë 100%. Atyre me 8 deri në 9 duhet të përfshihen edhe ata në ulje të tarifave", tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh skeptik edhe sa i takon dy kërkesa të tjera të studentëve për rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje në mënyrë të barabartë me pedagogët apo anëtarët e qeverisë në bordet e universitet, nuk mund të plotësohen. Por, kreu i qeverisë, la të kuptohej se mund të plotësohen pjesërisht. Për këtë, ka nevojë për dialog, tha Rama. Duke analizuar në detaje tetë kërkesat e studentëve, Rama tha se ka ardhur koha për një pakt mes qeverisë me universiteteve.
"Pasi të ezauroj bisedat me të gjitha universitetet të jemi gati në një kohë të arsyeshme një pakt të qeverisë me universitetin që do përmbajë një analizë të gjendje bazuar nga u nisëm ku jemi, do përmbajë një adresim të çështjeve të përgjithshme jo 8, 12 15, 8 +, pastaj do thotë ulja e tarifave, ja ça do jetë dhe si do bëhet. Karta e studentëve, kemi që me kohë që kemi filluar një negociatë me Francën për të pasur një kartë evropiane studentore është një projekt i be kemi arritur një marrëveshje me Francën në 20 nëntor. T’i japin studentëve një kartë që është e vlefshme këtu dhe në be, që kur del jashtë të përfitojnë njësoj si vendet e be në muze, etj. Kur do bëhet karta? Duhet të diskutojnë dhe në këtë dokument të themi do je këtu kështu do lëvrohet në këtë datë, menjëherë apo me faza do e marrin 10 mijë apo 50 mijë, por kjo ka kosto", tha Rama.
Takimi mes Ramës dhe pedagogëve u zhvillua në ditën e 14-të të protestës së studentëve. Kryeministri ka ofruar për studentët plotësimin e 8 pikave që ata kërkojnë përmes hapjes së një procesi dialogu, ndërkohë që studentët refuzojnë dhe kërkojnë përmbushjen e 8 pikave në distancë.
Ky takim u paralajmërua disa ditë më parë nga Rama në takimin e zhvilluar me rektorë dhe dekanë, ku kryeministri iu tha: Do të shihemi shumë shpejt. Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit dhe se pasi protesta të mbarojë për sa kohë ai do të jetë në pushtet, do të jetë protestues për universitetin.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë bashkëbisedimit me pedagogët dhe studentët e Gjeologjisë se është mundur një model se si mund të bëhet Vettingu i pedagogëve, që është edhe një nga kërkesat e studentëve.
“Përsa i përket vetingut, kemi diskutuar një qasje objektive, teknike, që bazuar në një ligj që çdo doktoratave është pasuri kombëtare ti kërkojmë çdo doktori shkencash që temën e vet ta dixhitalizojë dhe ta dorëzojmë në bibliotekën kombëtarë. Aty ta skanojmë dhe e nxjerr (është apo jo plagjiaturë), ka një fazë apeli, për pjesën e apelit ndërtohet një komision ka disa kritere që mund të diskutohen. Futja e parlamentit është një tjetër që mund të diskutohet”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se që në datë 20 ka nisur një marrëveshje me Francën për të diskutuar për krijimin e një karte studentore që të njihet edhe në europë, sikurse studentët e tjerë. Përmes kësja karte, -tha Rama, studentët do të kenë mundësi që jo vetëm të udhëtojnë më lirë por edhe bileta të tjera më të lira.
“Karta e studentëve, kemi që me kohë që kemi filluar një negociatë me Francën për të pasur një kartë evropiane studentore është një projekt i be kemi arritur një marrëveshje me Francën në 20 nëntor. T’i japin studentëve një kartë që është e vlefshme këtu dhe në be, që kur del jashtë të përfitojnë njësoj si vendet e be në muze, etj.
Kur do bëhet karta? Duhet të diskutojnë dhe në këtë dokument të themi do je këtu kështu do lëvrohet në këtë datë, menjëherë apo me faza do e marrin 10 mijë apo 50 mijë, por kjo ka kosto. Për kartën duhet të diskutojmë të ulemi dhe të themi karta e studentit do jetë kështu, do ketë këto specifika dhe do lëvrohet në këtë kohë. Kjo është një gjë që duhet parë teknikisht”, tha Rama.
Një nga shqetësimet e studentëve të parashtruara edhe te tetë kërkesat është edhe rritja e investimeve në arsimin e lartë. Studentët kanë kërkuar rritje deri në 5% të GDP-së të buxhetit për arsimin. Por për kryeministrin Edi Rama kjo është e pamundur për këtë dhe vitin e ardhshëm. Duke iu referuar shifrave, kreu i qeverisë ngriti shqetësimin se fondet shpërdorohen në universitete. Ai solli në vëmendje se Universiteti i Tiranës dhe ai i Elbasanit kanë shpenzuar 6 milinë euro për sigurinë.
"Si janë shpenzuar paratë në Universitete? Janë 6 mln euro. Shqipëria harxhon 200 mln euro për të gjithë sistemin e sigurisë në kufij, radarë, ushtri, polici. Kurse Universiteti i Tiranës dhe Elbasanit kanë shpenzuar 6 mln euro për rojet. Çfarë studimesh të fshehta bëhen në laboratorët tuaj që po na i kapi armiku morëm veten në qafë që duhet të kemi kaq shumë roje?", u shpreh Rama.
Takimi i Ramës me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Filologjik pasditen e kësaj të hëne është shoqëruar edhe me batuta nga ana e kryeministrit. Kreu i qeverisë tha se 8 pikat e studentëve i kujtonin një këngën polifonike labe. Rama shtoi se po ta vinte në Instagram do çmendeshin të gjithë. "Ka qenë një këngë e famshme polifonike labe me tetë pika. E dinë profesorët këtu. Por nuk e kam vënë në instagram se do çmendeshit fare pastaj", tha Rama.
Dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave ishte i pari që nisi dialogun mes qeverisë dhe studentëve për çështjen e 8 kërkesave të studentëve. Hoxha tha se ky fakultet ka si emergjencë çështjen e godinës. “Fakulteti ka një kërkesë. Kemi 4 vite që debatojmë për këtë kërkesë. Kemi problemin e godinës, shprehja juaj e fundit ishte mos u merrni me çështje që nuk janë çështje. S’tu prezantova si Putin, as si Medvedev, as si Erdogan, por si dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave. Studentëve iu kam thënë që ditën e parë të protestës, iu thashë që kryeministri ua dha përgjigjen po, megjithëse disa kërkesa kanë disa nënkërkesa dhe duhen diskutuar.”-tha Hoxha.
Kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave, tha se qeveria e ka të pamundur në këtë kohë që të bëhet 5% GDP e buxhetit për Arsimin. Rama iu tha studentëve se mund të qëndrojnë në rrugë nëse nuk pranojnë të dialogojnë.
“ Buxhetin për studentët nuk e çojmë dot në 5%. Le të flasim, le të diskutojmë. Të futet më shumë shteti në kontribut që të përgjysmohet ajo që ju nxirrni nga xhepi. Kjo ha diskutim, për ekselentët dhe për ata që janë me katra. Unë mendoj që jo. Përgjysmimi i bie 50%, unë them jo. Ekselentët duhet të jetë 100%. Atyre me 8 deri në 9 duhet të përfshihen edhe ata në ulje të tarifave. Në fund, ku dilni me ato nota. Nëse kjo bëhet nga qeveria, s’bëhet nga megafoni. Pse bërtasim, bërtasim kur tjetri s’na dëgjon. Por kur tjetri thotë “Ok” eja ulu, eja. Ç’është kjo histori, që kush ulet është tradhtar? S’ua kërkon njeri të bëheni tradhtar. Do ishte ndryshe, po t’ju thoshte qeveria futuni në mësim dhe pastaj ulemi. Kjo është çmenduri, është gjë e padëgjuar. Nëse doni, mund të rrini edhe 2 vite në rrugë.”-tha Rama.
Timonier ler humorin dhe ploteso kerkesat e ligjshme te studentave . Kurre nuk do rrin me ne rruge studentet ,se jane femijet tane dhe jemi ne qe te mbajme me rroge ju dhe mbare shtetin . I vetmi kusht qe nuk arrihet ,eshte buxheti universiteteve prej 5% te GDP , te tjerat jane te arriteshme . Mos harro se prej votes tone si prinder, je ne krye te qeverise .Nese nuk je zoti ,hap krahun ,ta drejtojne socialist te tjere qe jane nen hije te drejtojne qeverine . Mos dialogimi eshte humbje besimit tek ju
PërgjigjuE mer diktator karagjoz, o do te dali e jotja o ska kokderr. Vazhdo se po ta shohin ftyren tere populli me ne fund. Dhe ato qe te perkrahin po e shofin me ne fund.
PërgjigjuEhaaa o "Qytetar". Tipat si ti ne nje vrime i bie fyellit. Ne burg pd,lsi,ps. Asnje nuk meriton te drejtoje vendin. Na fal eee se te postimin me siper nuk e saktesova qe te ishte per mua ju militantet qe na bete lemsh futeni ne burg te tere ose deboheni ne afrike. Rama nuk po pranohet nga studente. Po ndodhin shume gjera por te e verteta eshte se nuk po pranohet. Dhe te verteten ska E.Fuge qe e ndryshin per njerzit e moralshem. Per ty e verteta eshte si te thote partia sot o "Qyetetar"
Sa idjote jeni ju te pd dhe lsi Ju vjen inate pse po pranohet nga studentet dialogu Ju dini te mereni veshe me ulurima nga njera maje e malit tek tjetra
Z. Kryeminister! Mjafton te shikoni Rektorin Bari Musabelliu te UBT-se. 8 vjet pergjegjes departamenti, 8 vjet dekan, aktualisht ka nis 8 vjecarin si rektor! Turp! Nuk ka UBT figura te tjera me dinjitoze se sa te riciklioje ne drejtimin e vet nje ekonomist agrar te viteve '70 qe jo vetem se njeh ekonomine e tregut por titullin prof e ka marre ne menyre illegjitime pa pasur asnje artikull me faktor impakti??? Turp per te gjithe ata qe i lepihen e perdoren nga ky bajraktar pa moral e integritet qe flet me gjuhen e vagabondit!
PërgjigjuZoti Rama , protesta eshte e studenteve dhe jo e pedagogeve dhe rektoreve . Kane kerkuar te plotesohen nga qeveria juaj 8 probleme .Ju vete keni miratuar kerkesat e tyre sipas thenieve tuaja .Atehere pse nuk veproni sa me shoejt ? Sado te mundohen partite, numri me i madh i studenteve nuk jane politike por bije te shumices se popullit , qe kane votuar per ju . Cdo pritje ka kufi , dhe dialog nuk kerkohet , por mos pasja udheheqe tek studentet , tregon se atoperfaqesojne ne teresi komunitetin studentesk . Vepro dhe mos vono , kjo eshte zgjidhja por dhe suksesi tyre dhe i juaji
Përgjigju