Kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave, tha se qeveria e ka të pamundur në këtë kohë që të bëhet 5% GDP e buxhetit për Arsimin. Rama iu tha studentëve se mund të qëndrojnë në rrugë nëse nuk pranojnë të dialogojnë.
“ Buxhetin për studentët nuk e çojmë dot në 5%. Le të flasim, le të diskutojmë. Të futet më shumë shteti në kontribut që të përgjysmohet ajo që ju nxirrni nga xhepi. Kjo ha diskutim, për ekselentët dhe për ata që janë me katra. Unë mendoj që jo. Përgjysmimi i bie 50%, unë them jo. Ekselentët duhet të jetë 100%. Atyre me 8 deri në 9 duhet të përfshihen edhe ata në ulje të tarifave. Në fund, ku dilni me ato nota. Nëse kjo bëhet nga qeveria, s’bëhet nga megafoni. Pse bërtasim, bërtasim kur tjetri s’na dëgjon. Por kur tjetri thotë “Ok” eja ulu, eja. Ç’është kjo histori, që kush ulet është tradhtar? S’ua kërkon njeri të bëheni tradhtar. Do ishte ndryshe, po t’ju thoshte qeveria futuni në mësim dhe pastaj ulemi. Kjo është çmenduri, është gjë e padëgjuar. Nëse doni, mund të rrini edhe 2 vite në rrugë.”-tha Rama.
Lajmi kryesor: