Takimi tek Ekonomiku/ Studentët 'ultimatum' Dhori Kules: Afat deri nesër për të plotësuar ato që premtove, ose jep dorëheqjen

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë i kanë lenë afat deri nesër dekanit Dhori Kule për të plotësuar ato që tha sot në takimin me studentët. Kule u shpreh se nga nesër do të bëhen publike të gjitha fondet që ka në administrim, se është dakord me uljen e tarifave dhe se procedurat për të kryer rekrutime në këtë Fakultet do të përmirësohen në mënyrë që të jenë sa më të rregullta. Por janë studentët ata të cilët i kanë thënë Kules se ka afat deri nesër për të realizuar këto premtime. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule, zhvilloi një takim me studentët e këtij fakulteti paralelisht me protestën që po zhvillohet ditën e sotme nga studentët. (LEXO KËTU)Report Tv mësoi se studentët kërkuan dorëheqjen e Kules, për shkak të keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtë fakultet. 

“Keqmenaxhim dhe abuzime në fakultet. Kule të japë dorëheqjen”,-mësohet se janë shprehur studentët. Takimi që po zhvillohet sot ishte parashikuar të zhvillohej që në 15 dhjetor, por në takimin e organizuar nga studentët, Kule nuk mori pjesë.

Takimi i Kules me studentët vjen pak ditë pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama për rektorët dhe dekanët e të gjitha Universiteteve në vend. Rama paralajmëroi rektorët dhe dekanët se pas protestës së studentëve, do të rishikohej autonomia e universiteteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:57
Studentët-Kules: Afat deri nesër për të plotësuar ato që the, ose jep dorëheqjen

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë i kanë lenë afat deri nesër dekanit Dhori Kule për të plotësuar ato që tha sot në takimin me studentët. “Nëse nuk i realizon nesër ato që the, jep dorëheqjen.”-kanë thënë studentët. Ndërkohë që përgjigjien nuk ua ka dhënë Kule po zv.dekani, Alban Korba. Korba është shprehur: “Çdo gjë që nuk shkon është përgjegjësia ime”-ka thënë ai. Studentët këmbëngulin që të flasë Kule dhe të mos i shmanget përgjegjësisë.

Ora 18:14
Studentët-dekanit:  Duam punë konkrete. Kule: Që nesër do t’i bëj publike fondet. Rekrutimet, në mënyrë të rregullt

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule është shprehur në takimin me studentët se rekrutimet dhe punësimet në këtë fakultet bëhen në mënyrë të rregulltë. Studentët ndërkohë janë shprehur: Duam punë konkrete, përgjigjie konkrete. “Akuzat për plagjiaturë nuk janë fakte. Transparenca e fondeve që kam në administrim, që nesër i bëjmë publike. Rekrutimet bëhen në mënyrë të rregulltë”-është shprehur Kule.

Ora 17:45
Takimi tek Ekonomiku/ Dhori Kule: Kemi propozuar uljen e tarifave. Studentët: Bëji publike letrat

Vazhdojnë diskutimet mes studentëve dhe dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë. Shqiptarja.com ka mësuar se Kule iu ka thënë studentëve se është bërë propozimi për uljen e tarifave. “Kemi bërë kërkesë-propozim për uljen e tarifave”-ka thënë Kule. Por studentët nuk janë bindur, ata i kanë thënë dekanit: Bëji publike propozimet dhe kërkesat bashkë me letrat e dorëzuara. Kule iu është përgjigjur: Ne jemi të gatshëm të plotësojmë 8 kërkesat tuaja.

Ora 17:33
Studentët-Dhori Kules: Rama ua hodhi juve fajin, ju s’mbrojtët dot veten, i realizoni dot 8 pikat?

Studentët që ndodhen në takimin në Fakultetin e Ekonomisë me dekanin Dhori Kule kanë kërkuar përgjigje për realizimin e 8 pikave të kërkuara prej tyre.

Takimi i Kules me  studentët:

Dhori Kule: Kushtet janë vërtet katastrofë. Jemi si të burgosur. Do ishin marrë masat menjëherë, se kishim ne në dorë.

Studentët: Të ishim më racionalë. Para disa ditësh u bë takimi me kryeministrin, ishte shfaqja më e turpshme që kam parë. Ishte një person që ofendoi gjithë dekanatin dhe kishim një dekanat që s’e mbrojti veten në asnjë moment. Tani, meqë Rama ua hodhi juve fajin, a jeni gati ju të realizoni 8 pikat? A kemi një afat? (Studentët duartrokasin)

Dhori Kule: Ja e kuptoni rolin tuaj?

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale