Sulmohet me bombë molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë (VIDEO)

ATHINË, GREQI- Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në shtetin fqinj, ku është sulmuar me bombë molotov, një agjenci turistike shqiptare.

Sulmi ka ndodhur gjatë orëve të natës, dhe dyshohet se është bërë nga ekstremistët e djathtë.

Mediet greke shkruajnë se sulmi ka ndodhur në qendër të qytetit shumë pranë stancionit të policisë. Mësohet se dy persona të maskuar kanë hedhur molotov në zyrat e agjencisë shqiptare dhe më pas janë zhdukur. 

Ky sulm vjen dy ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek, Konstantinos Kacifa nga RENEA. Paraprakisht mësohet se nga sulmi në agjenci ka vetëm dëme materiale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/10/2018 09:06

    Të ngrihen e të ikin gjith shqiptarët nga ai vend që i dhunon e i mallkon përditë! Përse rrinë? Është vendi më i keq për të jetuar shqiptarët.. vend me popullsi kryesisht antishqiptare. BE-ja të ngrejë ankesa dhe tu tërheqë veshin mutrave të anadollit që i ka në gji të saj që nga viti 1975 dhe që e rrjepin atë (Europën)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'