Një zjarr ka nisur që prej pasdites së sotme në malin e fshatit Vrion në Njësinë Administrative Nikël në rrethin e Krujës. Report Tv ka mësuar se zjarri ka rënë në një zonë me shkurre, ku edhe zjarrfikësja e ka të vështirë për të ndërhyrë për shkak të terrenit.

Deri më tani janë djegur 5 hektarë në Kuratën e Ishmit. Mësohet se parcela që po digjet është ajo me numër 35 në këtë zonë dhe është e pasuruar me pyje dhe shkurre të mesme. Në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.



Zjarri në Vrion të Niklës