TIRANË- Pas lajmit të publikuar nga media austriake që ka denoncuar aferën 700.000$ për lobim, Ilir Meta është kallëzuar në SPAK. Kallëzimi është bërë nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili tha se disponon prova se Meta gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Përveç presidentit Ilir Meta, Valteri ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK dhe Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.
Ai thotë se së fundmi është kontaktuar nga një gazetar i huaj, emrin e të cilit nuk ka zgjedhur që ta bëjë publik, por shprehet se i ka vënë në dispozicion disa dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të Metës.
" Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj", tha Valteri.
Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung" hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.
Artikulli i botuar në gazetën austriake për presidentin Meta
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.3%
-
I keq
22%
-
As i mirë as i keq
36.7%
Vota total: 109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor, 11:27
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
Bravo zoti Valteri! Veprom i drejte dhe i guximshem dhe prej patrioti per te filluar nje hetim per kete ciban malinj te ketij vendi.Por,nuk e di se sa do ti marre parasysh Spaku faktet e dokumentat e ua,pasi atje Ilir Metaj ka cimentuar betonarme Arben Krajen,ish vartesin e tij dhe aleatin e tij ose qe ta themi ndryshe ka vendosur rrufepritesen Arben Kraja dhe cdo goditje kunder tij perfundon duke u shmangur me fallco,si goditjet e Vasil Rucit te dikurshem ne futboll!
PërgjigjuPo per cmimet e artikujve te shportes ushqimore, pse nuk proteston askush? Pse nuk i permend askush qe vetem ngrihet vaji, melli sheqeri etj Ku eshte bordi qe duhet ti mbante nen kontroll. Keto borde miratojne vetem ngritjen e cmimeve. Vaji i lulediellit ishte 320 leke dhe bordi e ngriti ne 380 leke dhe askush nga qeveria nuk shikon.
Përgjigju