Deklarata e Tahirit është surprizuese pasi ai mohon të jetë shkarkuar apo të ketë dhënë dorëheqjen nga detyra.
"Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke", shkruan Tahiri në Facebook.

(Postimi i Tahirit në Facebook)
Reagimi i Tahirit vjen pas lajmeve se ai i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama mesditën e kësaj të shtune.
Burime pranë qeverisë bënë të ditur se kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Tahirit, ndërsa nga e hëna e javës së ardhshme pritet të ketë edhe lëvizje të tjera në kabinetin qeveritar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
