Lajmi që Ahmadinexhad ruan
delet, i vërtetë apo sajesë?

Lajmi që Ahmadinexhad ruan<br />delet, i vërtetë apo sajesë?
Një nga sfidat më të mëdha sot të gazetarisë profesioniste është verifikimi i lajmeve që përhapen në web. Shpesh shpërndahen me qëllime të caktuara lajme aspak të pavërteta. A është i tillë dhe lajmi i shpërndarë nga gazeta maqedonase ‘Zhurnal’ për ish-presidentin iranian Ahmadinexhad?

Nga një verifikim po në rrjet rezulton se asnjë media me rëndësi botërore nuk ka sjellë fakte që të tregojnë, të dëshmojnë këtë që ‘Zhurnal’ shkruan. Pra as që ruan delet, as që jeton si një njeri që mendon për hallet e njerëzimit.

Po pse e bën ‘Zhurnal’ atëherë këtë propagandë? Cili është burimi i kësaj gazete? Më poshtë është shkrimi i plotë, nga i cili distancohemi, por e sjellim për të treguar se dhjetëra shkrime në web...

E mbani mend Ahmadinexhad? Eshte bere bari delesh

Kur ishte president i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad në punë ka shkuar me autobus ndërsa gruaja e tij ka punuar si pastruese në një medrese. Mediat i rikthehen profilit te tij herë pas here dhe sjellin detaje nga koha kur ai qeveriste në Iran. Së fundmi është dhe ky lajm, nga portali Zhurnal, ku ish-kreu u Iranit shfaqet në një kodër me një bastun në dorë.

Gjatë mandatit të tij, televizioni amerikan Fox News e pyet se çfarë mesazhi jep kur e sheh veten në pasqyrë. Ai përgjigjet, në pasqyrë shoh një person dhe i them ti: nuk je asgjë më shumë se një shërbetor.

Kur për herë të parë ka hyrë në kabinetin presidencial ka ndërruar qilimët luksozë duke vendosur të thjeshtë e të tjerët i ka dhënë për xhaminë e Teheranit.

Kur u bë president ka raportuar pasurinë e tij, një makinë Peugeot 504-Ka nga viti 1977 si dhe një shtëpi të vjetër në një nga pjesët më të varfëra të Teheranit e trashëguar nga babai i tij.

Më interesante ka qënë torba me të cilën ai vinte në punë secilën ditë, në të ka pasur ushqim të pregatitur nga gruaja.

Shpesh i ka ndihmuar pastruesit nëpër rrugët e qytetit.

Kur ka qëndruar në hotele ka kërkuar dhomë të vogël dhe mos ketë krevat të madh dhe shpesh ka fjetur në dysheme.

Gjatë mandatit të tij secili ministër ka nënshkruar dokument ku ka deklaruar se do qëndrojë i varfër dhe se llogaritë e tij dhe të familjarëve do të kontrollohen shpesh.

Ai nuk ka pranuar as pagë presidenti dhe sipas tij pasuria i takon popullit dhe puna e tij ka qenë që të mbrojë atë.

[gallery]19928[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike