Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Delina Ibrahimaj

Bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Brahimaj është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2023, në periudhën kur Ibrahimaj drejtonte ministrinë e Financave, por u zbulua në media 5 muaj më pas, më 26 prill 2024. Në nëntor 2023 Koshaj ka bërë kallëzimin në polici se Andri Brahimaj e kërcënoi dhe goditi për shkak të detyrës, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave. Ministrja Ibrahimaj reagoi lidhur me ngjarjen. 

Reagimi i plote i ministres se Sipermarrjes 

Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.

Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj.

Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeku: 27/04/2024 12:54

    E paskan provokuar te shkretin burre te ministres dhe qenka aratisur kot. Edhe raporti mjeko ligjor eshte fallco per te demtuar figuren e ndritur te ministreshices. Ka gjetur pa ka bere bashkeburri i ministreces qe del dhe kakaris kjo sikur eshte viktime e kurtheve. Keta turpin e hane me buke.

    Përgjigju
    • Dori: 27/04/2024 15:32

      E nenshkruaj 100%! Duken ngjarje delenxhish por kushedi cfshehin nga pas!

  • lutfiu: 27/04/2024 09:31

    Kur lexoj kush qeka bo drejtor baj medet ktij veni! po pale ca halli ka ene dashka me mor azil ose me u strehu anej ka sala ne meta! o medet!!!!

    Përgjigju
  • loni: 27/04/2024 09:22

    Diku flitet per bicak diku per thik ene ne fund na del laps! Ju si media investigoni sa punonjes ka largu ai ish-drejtori, qe e pat bo si prone! pasanej folim! E verteta eshte shume larg asaj qe u ka shkrujt...

    Përgjigju
  • British Citizens: 27/04/2024 09:16

    Arroganca aty ka arritur kulmin.Jane fryre e majmur derrat dhe tani sillen sikur e jane ciflikun e tyre.Vend mjerran

    Përgjigju
  • 3D: 27/04/2024 09:15

    Z.Brahimaj po ti kishte futur një në bythë burri i juaj ati idiot provokatori shum mirë dp t'ishte

    Përgjigju
  • Lirua: 27/04/2024 08:41

    Se ckisha krijuar pak simpati per kte ministren por kur degjoj te tilla probleme me vjen shum keq qe te gjithe ne pushtet nuk rrine dot pa u flliq dhe dicka do ti dali ngaqe mendojne se jane mbi zotin. Fare e keqe na ka udhehequr,po na udheheq dhe me shume mundesi do na udheheq. Thjesht neveri per te gjithe ata qe pushtetin e perdorin per tarafin e tyre.

    Përgjigju
  • Sara: 27/04/2024 08:30

    Shkarkim ose dorheqje te menjehershme.Nuk mund te drejtohet shteti nga nje ministre burri i se ciles kryen tentativ vrasje

    Përgjigju
  • Goni: 27/04/2024 08:12

    Ne nje shtet normal dhe me njerez me integritet duhet te jepte dorheqjen vete por fatkeqesisht nuk jane njerez te tille.Persa i perket bashkeshortit njihet per bemat e tij si ne rastin e Alindit SP qe i beri presion te bente ate qe beri sepse puna eshte kap ca te kapesh se gruja ministre dhe gjate gjithe kasaj kohe ka ber sekserin dhe te fortin

    Përgjigju
  • Iziu: 27/04/2024 06:42

    Nuk pranoj ai te ikte qe ta shiste vendin Ministrja jone e dashur.

    Përgjigju
  • luli: 26/04/2024 22:20

    Kurvllik pafund.. Sjemi te varfer jemi te vjedhur.

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/04/2024 21:44

    Njerez halabak dhe te rendomte. Jep doreheqjen nga cdo funksion dhe zhduku. Nuk ke fytyre te dalesh me asnje cep. Vetem me njerez si puna jote dhe e bashkeshortit tend mund te humbase Rama.

    Përgjigju
    • Realitet: 27/04/2024 05:03

      Qytetari - ti je nje cope idioti. Pa e njohur fare personin dhe cfare ndodhi, fillon dhe mbaron me sharje dhe ulurima. Je i frymezuar nga udheheqesi historik qe cdo Nate u dergon mallkime opozites nga ballkoni i vet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale