Ekskluzive/ Luftar Reçi: Ja kush janë dy personat në burg që mund të marrin në qafë Çapjat, dinë shumë detaje, plan për të vrarë Erjon Llapushin 

I penduari i SPAK-ut Luftar Reçi, në letrën sekrete të datës në 23 maj të vitit 2018, të cilën ia dërgon 34-vjeçarit Erjon Llapushi, shkruan se kundërshtarët e fisit Çapja janë investuar për të kthyer në të penduar të drejtësisë, dy ushtarë të Çapjave, të cilët janë në burg, me qëllim për të dëshmuar kundër tyre. Sipas Luftar Reçit, i cili është kthyer vetë në i penduar u SPAK, dy personat që mund të marrin në qafë Çapjat janë Armand Llaka dhe Marjus Tafa, që të dy në burg dhe që dinë shumë detaje.

Reçi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i kërkon Erjon Llapushi që të lajmërojë menjëherë Çapjat për rrezikun dhe planet që po përgatiten kundër tyre.

Luftar Reçi, duke iu referuar një letre që i kanë dërguar, flet edhe për një plan për vrasjen e vetë Erjon Llapushit, një personazh me precedentë penal, sot një nga njerëzit më të kërkuar nga policia pasi në tetor të vitit 2021, vrau për arsyer banale kryekamerierin e një restoranti në Elbasan, Gazment Kurmakun. Në letrën e siguruar nga Report Tv, Reçi thotë se kanë gjetur vrasës me pagesë për të goditur Llapushin.

Letra e Luftar Reçit vijon më pas duke i kërkuar para Erjon Llapushit, për shkak se ka familjen në vështirësi të mëdha financiare. Nuk dihet nëse të gjitha ato që shkruan Luftar Reçi mund të jenë një rrëfim mes intrigës dhe të vërtetës, për të përfituar në fund para. Gjithsesi, Luftar Reçi është sot një nga të penduarit më të rëndësishëm të SPAK-ut, pasi rrëfeu dhe zbardhi vrasjet e bujshme të viteve 2005, duke implikuar Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin dhe rrethin e tyre.

Pjesë nga letra e siguruar nga Report Tv e Luftar Reçit drejtuar Erjon Llapushit

Tani me të drejtë lind pyetje; Po kujt po i bëhet vonë se çfarë shkruan x? Zotëria legen që më ka dërguar letrën do që unë ta ndihmoj t’i gjej ndonjë oficer të lartë policie, që të marra në pyetje me të mirë ose më presion dy djemtë që janë në burgje, Armand Llakën dhe Marjus Tafën. Që t’u ofrojnë status të penduari, sigurim jete atyre dhe familjarëve. Sepse sipas këtij që më ka sjellë letrën, Marjusi dhe Armand Llaka dinë shumë gjëra në detaje. Pra që të dëshmojnë për ngjarje të tjera që t’i marrin në qafë Çapjat me shtet. Kjo është e gjitha. Më ka shkruar se Çapjat janë pa pushtet se janë të PD-së. Dhe tani është koha me i zhduk fare sa të jetë PS-ja në pushtet.

Nëse ke miqësi akoma me ndonjërin nga ata të fisit Çapja lajmëroi, vëri në dijeni se çfarë po përpiqen të bëjnë hasmit e tyre. Personi që mua më ka dërguar letrën mendon se unë kam njohje me koka të mëdha të policisë. Kanë parë e dëgjuar se më kanë ardhur në takim lloji-lloji drejtorësh dhe SHKB dhe mendojnë se unë i kam miq. Nuk e dinë ata se perse më vinin në takim. Atë e di unë dhe Zoti i Madh.

Letrën që ma ka dërguar e kam këtu. Është shkruar me stilolaps të kuq. Nëse ju duhet letra, do ta nxjerrë. Të verifikohet shkrimi a është i personit X apo jam legen dhe gënjej unë. Për ta verifikuar është kollaj. Pasi të mësoni emrin e personit, krijohet mundësia që ai të shkruajë një letër të thjeshtë që të bjerë në dorën tuaj. Është me 4-5 klasë shkollë.

Kaq kisha pak a shumë lidhur me Çapjat. Nëse ke lidhje me to, lajmëroi se çfarë po përpiqen të bëjnë hasmit e tyre. Duna t’i sulmojnë me shtet dhe me burgje. Për t’i sqaruar gjërat më mirë do të ishte t’më vije në takim ti me ndonjë të afërt tjetër të besuar të Çapjave, por me kusht që të mos kishte mbiemrin Çapja se bëhet bujë e madhe dhe dalim zbuluar.

Personi që më ka sjellë letrën më ka shkruar që a kam ndonjë mik që është shef komisariati apo policie, shef rendi në Pogradec. Më pyet nëse unë kam ndonjë mik të rëndësishëm në Pogradec (polici), që pasi të vitet Erjon Llapushi, a ka mundësi miku jot që të mos e gjurmojë vrasësin dhe të bëjë sikur po e gjurmon me polici. Dhe më ka shkruar shumë premtime. Pret përgjigje nga unë. Unë të kam vëlla.... Nëse do të mësosh më shumë gjëra, hajde më tako. Por, duhet me marrë një letër sikur më ke kushëri. Në telefon nuk bën asnjë muhabet me hap apo me diskutu. Prandaj nëse do të flasim ndonjëherë në telefon, asgjë lidhur me këto gjëra. Pra, siç e shikon ata kanë gjetur vrasës ndaj teje, por duan t’i kenë rrugët e hapura që të largohet vrasësi dhe të mos kapet. Kurrë mos ndodhtë ndaj teje kjo.

Erjon Llapushi në këto faqe letre po të shkruar si burrat ca fjalë e halle që kam. Jam në vitin 11 të burgut. Ekonomia është çelësi i çdo gjëje. 11 vjet të lodhin. Edhe 4 vjet më bie që të bëj. Mua më ke respektuar dhe unë të kam shok e mik. Ti mendo si të duash vetëm se po të betohem në Zot, e shpirtin dhe gjakun e vëllait, se për asgjë s’të gënjej.

Erjon, po ke mundësi, po të duash, mi ndihmo fëmijët me 1 milion e 300 mijë lekë. Fëmijët u bënë vite që i kam mbyllur në një shtëpi me qira në... Kanë 6 muaj pa paguar qiranë. Erjon nëse ke mundësi dhe ndërmend për t’i ndihmuar fëmijët e mi, ndihmoi menjëherë. Merr këtë numër në telefon... Bëma këtë nder dhe shiko se çfarë bëj unë për ty dhe pse jam këtu ku jam. Ose të paktën sa të kesh mundësi 700-800 mijë po munde jepi”.

Pjesë nga letra e Luftar Reçit dërguar Erjon Llapushit 

 

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/04/2022 01:06

    Midis te vertetes dhe genjeshtres,realitetit dhe egzagjerimit duhet gjetur vija e mesme.Tek fjalet e ketij Recit mund te kete plot genjeshtra dhe egzagjerime e zbukurime,por mund te kete dhe te verteta.Te burgosurit me cfare do te kalojne ditet ne burg,pervec se te flasin e t'i tregojne njeri-tjetrit per krimet qe kane bere,miqesite e lidhjet qe kane, ndonje here dhe me zmadhime,si dhe ndonje plan per hakmarrje e larje hesapesh.Tani pse i thote keto Reci dhe sa te verteta jane,kjo eshte ceshtje tjeter.

    Përgjigju
  • Shoku tari: 27/04/2022 22:35

    Kjo eshte nje tymnaje me terheq vemendjen ndaj situatave te tmerrshme Kriminale dhe korrupsionit te thelle qe ka hyre ne cdo qelize.. Luftari eshte nje i mbarum qe kurre ska pase as shoke as miq As familje.. ka marre ne qafe pafund njerez me intriga dhe te gjitha I ka genjeshtra dhe sajesa te mund te heqi ndonje vit nga denimi Por ne fakt po i ben vehtes gropen me keq, nje deshtak e vrases ornider Nga vrasje vllai dhe rrahje e plagosje cuni xhajes e perdhunim kunate. Ky po perdor cdo mashtrim e intrige te perfitoj ndonje lek, Se eshte zero,sdo njeri ta shohi me sy ska lene asnje gram respekt Nga far e fis e shoqni ( qe ska pase kurre as shoqni as gjak e fis )

    Përgjigju
  • Eri: 27/04/2022 21:26

    Ky esht ber si ata deshmitaret e kohes se komunizmit qe firmosnin ca i vinin hetuesit para edhe pse se kishin iden fare per cfar behej fjale

    Përgjigju
  • Lola: 27/04/2022 18:13

    Letra eshte shkruar ne 2018 dhe nese e keni venenrencapjatnjane goditur vertete nga drejtesia

    Përgjigju
    • Loti: 27/04/2022 21:52

      Ku i ka prek drejtesia? Hetime pa fund. I kap i leshon.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?