Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar të marrë pjesë në Forumin Urban Botëror, i cili zhvillohet këtë javë në Toronto të Kanadasë. Ky forum është një nga më të rëndësishmit në botë sepse bashkëpunon me Kombet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë për të përshpejtuar zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përmes zgjidhjeve inovative dhe praktike për menaxhimin urban, ekonominë dhe burimet.
Por, edhe pse pjesëmarrja e kryebashkiakut Veliaj në këtë Forum është e një rëndësie të veçantë për Tiranën dhe qytetarët e saj, si edhe një promovim pozitiv për Shqipërinë, kjo nuk e ka penguar Sali Berishën të ingranojë strukturat e tij në Kanada, për të sulmuar pjesëmarrjen e Tiranës në këtë ngjarje.
Për të çuar përpara lajthitjen e tij, Berisha ka sulur një grup të gatshëm në Kanada, të cilët janë emra të njohur si pjesë e forumeve të Foltores dhe frasionit të Berishës në PD, që të bëjnë çmos për të anuluar nderimin e Erion Veliajt në Forumin Urban Botëror. Ky grup, që ngjason me ekstremistët e “Hamasit”, që nuk lënë rast po folur kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, në këtë rast kundër qytetit të Tiranës, kryeqytetit të Shqiptarëve, i kanë dërguar një letër të turpshme organizatorëve të Forumit Urban Botëror, e cila duket se është hartuar nga vetë Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha përdor emra të caktuar të Diasporës shqiptare për të përçarë shqiptarët me veprime të ngjashme ekstremiste.
Komente













Sales i do qir ca ka para e mbrapa dhe ata qe i ven pas duhen perndjekur si teroristet.
PërgjigjuSalihMavria,miku dhe bashkpuntori me i ngushte i edvinit te rilindjes kerkon te kontribuoje ne mbajtjen e pushtetit nga edvini dhe rilindja e tij se kje e mban te gjalle e orezent saliMavrine ne politike e korrupsionin masiv te pushtetit ne Shqiperi.
PërgjigjuMir jua ben shqiptareve e shqiperise,përderisa spaku nuk e burgos ai do vazhdoje derisa te jete gjalle te helle balt mbi gjithkend
PërgjigjuPo nuk burgoset ky kurrë! Qeveria Shqiptare mezi e ka! Më trego ti mua nje qeveri në Botë, që të ketë një fat të tillë?!
Se mos e ka kerkuar vete ky letyra kete spunto nga gerxhoja plak berishe ?!! Akoma e hani kete tekë o shqiptare truthare….po ata i keni bashke ne cdo pisllek qe i behet vendit e kombit e gjithckaje per 30 e kusur vjet. Ju vazhdoni pirdhi me spakun spakun spakun.