Lajthitjet e një të prekuri që s’di as ku preket e as kush e prek!

Lajthitjet e një të prekuri që s’di as ku preket e as kush e prek!

A.Gjekmarkaj nuk e pati aspak problem të merrte gjithë thesin e fjalëve më fyese për Lulzim Bashën në vitin 2017, kur mbeti jashtë listës së deputetëve, dhe nuk u zverdh e as nuk u skuq kur “thesin e sharjeve” e ktheu ne “thesin e lavdeve” në vitin 2021, kur u rreshtua i dyti në Lezhë, e më pas kreu i grupit të punës në vend të Markut, dhe nënkryetar i PD, nga ku fitoi vendin e numrit dy të Kuvendit. Pas gjithë kësaj, Gjekmarkaj zuri një vend në “llozhën e vëzhguesit”.

Askush nuk mban mend nga ai ndonjë fjalim politik, përveç hartimeve me gjuhë urrejtje dhe përçarëse, kur herë përdor erdoganin, herë muhamedanët, herë vehabistët..., duke e dërguar veten në 'fronin e Romës', si kryeluftëtari i dijes, i së ardhmes, i ndritjes, i Europës që mezi e pret të drejtojë luftën e shenjtë ndaj së keqes.

Ky injorant politik, që deklaroi se, nëse Berisha rikthehet, ai do linte politikën, sot ka gjetur një shteg t’i dërgojë të fala atij, duke treguar se do të bëjë gjithçka që të jetë në krah të më të fortit. Ok, nuk është i vetmi këtu. Ka edhe të tjerë që e kanë parë Kuvendin si një ndërmarrje që marrin pagën, dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi politike.

Si ish-nënkryetar u tërhoq i pari nga beteja, nuk shkoi në mbledhje, nuk kërkoi mbledhje forumesh. Zgjodhi të bëjë sehirxhiun dhe sot, i drejtohet me fyerje mbledhjes së një forumi sipas të gjithë rregullave, edhe pse askush nuk u krenua aty se po largoheshin disa anëtarë.

Por, kur zgjedhin të përfaqësojnë Ilir Metën, me ç’të drejtë ai kërkon të jenë edhe në Këshillin Kombëtar të PD-së? Apo thjesht kaq kupton nga politika dhe ne nuk duhet ta marrim seriozisht?!

Sa për zupi, dupi, lupi apo pupi, është thjesht qesharake të dëgjosh një njeri, që ka mbaruar edhe gjuhë-letërsi, pavarësisht se si dhe se si ka gënjyer për shkolla të tjera, që të fshihet pas një stili që nuk bën të qeshë, e aq më pak të trondisë, as një fëmijë të klasës së pestë.

Gjekmarkaj, nëse është i shqetësuar për fatin e PD-së, duhej të ishte aty duke propozuar atë që do t'i dukej më e qartë politikisht për ringritjen e një partie që sheh qartë nga e ardhmja, pa pengje. Nëse ai nuk ka kurajo, le të mos fshihet pas hartimeve foshnjarake, e aq më shumë, të mos fshihet pas gjuhës bullizuese, pasi nuk i shkon as si profesor që mendon se ka qenë, as si deputet, as si numri dy i Kuvendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FRan Cukaj: 21/06/2023 14:09

    Deputetë e PD-së , që prej më shumë se një viti , janë përfshirë në një lëvizje brouniane . Secili sillet rreth vetes dhe rreth të tjerëve , por prej se nuk kanë peshen e nevojshme , rrinë e pluskojnë , pa u ndeshë me njëri jatrin , por edhe pa ra në tokë . Duhet t'u fusësh "gurë" nepër xhepa , që ta fitojnë pak peshë . Interesat , paqartësia , mungesat e vlerave , i mbajnë ata hava . Të lutemi për ta !

    Përgjigju
  • Ish democrati: 21/06/2023 01:32

    Bravo lapordhaja ta mbeshtes jeni bere per tju qare hallin te gjithe pa perjashtim nje m..u..t paskeni qene

    Përgjigju
  • Nga Vjena: 20/06/2023 20:44

    Cudi se si ky Namiri, dikur, pasi e shante dhe e telendiste Lulken, tani del dhe e mbron me pasionin me te madh ate dhe tere Dupet e Lupet qe i rrine nga mbrapa dhe duan t'ia dorezojne ne tepsi PD-ne e Vules, qe eshte katandisur me keq se thela e kokoshit. Sa per z. Gjekmarkaj, me qendrimin neutral qe mban, tregon se nuk perlyhet me idiotizmat e Foltores dhe Vules. Pastaj, zoti Namir, shkrimet e z. Gjekmarkaj jane ku e ku me te arrira, therese dhe satirike sesa ato qe ben Babo Rama. Ndaj personaliteteve realisht intelektuale dhe elitare ne Kuvend, duhet treguar respekt dhe mirenjohje, se nuk krahasohen me standartet e Rilindasve dhe Foltoristave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille